Veseli: Legalizimi i përshpejtuar i ndërtimeve pa leje do t’i zhbllokojë 10 miliardë euro

Lideri i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, në takimin me aktivistët e kësaj partie në Lagjen e Trimave në Prizren ka folur për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Veseli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “në qeverisjen e ardhshme do të bëjmë përmirësimin e bazës ligjore ekzistuese për të siguruar legalizimin e përshpejtuar të ndërtimeve pa leje brenda dy vjetësh me vetëm 1 euro për metër katror, nëse ato nuk prekin pronën apo interesin publik”.
“Për mua është gjithnjë kënaqësi kthimi në Lagjen e Trimave në Prizren dhe takimi me aktivistët e shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës aty. Me ta fola për Planin Kundër Korrupsionit, duke u ndalur te një pikë që i prek në mënyrë të posaçme, te legalizimi i ndërtimeve pa leje.
U tregova se në qeverisjen e ardhshme ne do të bëjmë përmirësimin e bazës ligjore ekzistuese për të siguruar legalizimin e përshpejtuar të ndërtimeve pa leje brenda dy vjetësh me vetëm 1 euro për metër katror, nëse ato nuk prekin pronën apo interesin publik. E njëjta gjë vlen edhe për banesat e qytetarëve që nuk kanë ende fletë poseduese.
Deri tani ato ndërtesa e banesa pa leje kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka. Kjo nismë do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.
Shpërndajeni nëse ju apo të afërmit tuaj ende nuk kemi fletë poseduese për shtëpinë apo banesën tuaj!”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania