LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen time

Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen time

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka prezantuar sot planin e tij kundër korrupsionit dhe hapat konkret për realizimin e këtij plani.

Veseli tha se qeveria e tij do ta formojë Byronë Anti- Korrupsion, e cila do të ketë strukturë të posaçme që do të ndërtohet në partneritet të ngushtë me partnerët perëndimorë, konkretisht SHBA-te dhe BE-ne.

Siç tha Veseli, Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion do të jetë institucion ombrellë që do të përbëhet nga Departamenti i Posaçëm i Prokurorisë për luftimin e korrupsionit, Departamenti i Posaçëm Gjyqësor kundër korrupsionit si dhe Policisë së posaçme gjyqësore.


“Si Kryeministër, unë do ta rikthej besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe në polici nëpërmjet vetingut. Kështu, do të pastrohen radhët e sistemit të drejtësisë dhe policisë nga zyrtarët e korruptuar, ndërsa do të mirëpresim njerëz të rinj që do të bashkohen me ne në luftën kundër korrupsionit”, tha Veseli.

Po ashtu Veseli tha se Qeveria e tij do ta themelojë fondin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme të përfituar me aktivitete kriminale.

“Nisma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm. Bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen, duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga zyrtarët që i kërcënojnë me shkatërrimin e pronës. Ne do të ndërmarrim një proces të përshpejtuar të legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke paguar vetëm 1 euro për metër katror. Brenda 2 vitesh do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje që nuk cenojnë interesin apo pronën publike”, tha Veseli.

Ai po ashtu ka propozuar themelimin e një komisioni të përhershëm parlamentar kundër korrupsionit i cili do të drejtohet nga partia më e madhe opozitare.

Veseli tha se plani i tij i plotë kundër korrupsionit me 25 pika konkrete do të shpaloset gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni

Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni

Magazina
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi

E konfirmojnë nga Spanja: Ancelotti po largohet nga Real Madridi

La Liga
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori