Fillimi i Ri është orientim i gjithë fuqisë politike, strategjike, financiare, intelektuale e morale drejt zhvillimit ekonomik, drejt një fuqizimi të një ndërmarrësie që është e qëndrueshme është konkurrente.
Kështu u ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli simpatizantëve dhe qytetarëve të Podujevës, në fushatën zgjedhore që u mbajt sot në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”.
Veseli para në një numri të madh të qytetarëve në këtë qytet, tha se ky entuziazëm është kur qytetarët kanë shpresë të madhe për ndryshim.
Kreu i PDK-së tha se më shumë se kurrë sot Kosova ka nevojë për zhvillimin ekonomik dhe se ky është synimi i tyre.
“Më shumë se gjithmonë Kosova jonë ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe ky është orientimi ynë. ‘Fillimi i Ri’ është orientim i gjithë fuqisë sonë politike strategjike financiare intelektuale morale drejt zhvillimit ekonomik, drejt një fuqizimi të një ndërmarrësie që është e qëndrueshme është konkurente, ky është ‘Fillimi i Ri’. Një ndërmarrësi që prodhon të mira materiale për vendin tonë, e cila ndalë importet, në të njëjtën kohë integron të rinjtë dhe të rejat në tregun e punës. ‘Fillimi i Ri’ do të jetë një fuqizim i bujqësisë, i fermerëve tanë, i prodhimit të tyre në mënyrë që njerëzit që jetojnë me djersen e ballit të kenë mundës të ndihmojnë familjet e tyre por të ndihmojnë edhe atdheun e tyre duke prodhuar për Kosovën tonë”, tha Veseli.
Kreu i PDK-së ripërsëriti se do të rrisin pagat, pasi siç tha ai, njerëzit kanë nevojë të jetojnë më mirë dhe më dinjitetshëm.
Ai theksoi se më 11 qershor Kosova do të vendos se kush do ta udhëheq vendin, derisa pati edhe një porosi për qytetarët e Podujevës.
“Por, para se të shkoni të votoni të gjithë duhet të mendojnë për ëndrrën e tyre se si duan të jetojnë, në një Kosovë e cila është e fuqishme, në një Kosovë e cila është sovrane, në një Kosovë e cila është e zhvilluar ekonomikisht. Duhet të mendojnë se kush mund ta mbroj këtë Kosovë, nuk e keni larg nga këtu, nuk i kemi miq të gjithë, Serbia natë e ditë mendon se si të kthehet në Kosovë, kush mund ta ndal këtë fuqi, e cila ka qenë agresore, dëmtuese kundër popullit tonë, cili lidership mund t’i ndalë ata që dëshirojnë t’i cenojnë fëmijët tanë. Mund t’i ndalin vetëm ata që i kanë ndalë e i kanë thyer në gjysmë kur ka qenë nevoja në qershorin e vitit 1999”, u shpreh Veseli.
Ai tha se një fitore e madhe në Llap do të arrihet edhe në nëntor kur do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa shfrytëzoi tubimin e sotëm që ta bëjë publik emrin e kandidatit për Podujevën e që është Hajredin Hyseni.
Ky i fundit që në këto zgjedhje udhëheq me Shtabin zgjedhor të PDK-së në Llap tha se PDK është parti moderne, e ndryshimeve, e cila garanton siguri dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve.
Hyseni tha se Fillimi i Ri dhe Kadri Veseli janë garancë e ndryshimit pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Fitorja e PDK-së dhe koalicionit, sipas Hysenit është fakt tashmë i kryer.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët nga Podujeva që garojnë për deputetë. Kadri Kastrati, Naim Fetahu, Muhamet Latifi nga PDK-ja si dhe Fadil Fazliu nga Lëvizja për Bashkim që është në koalicion me koalicionin PDK-AAK-Nisma.
Para Podujevës, Veseli ka mbajtur një tubim zgjedhor në Suharekë dhe në Obiliq./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare