LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media ka thënë se Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt.

“Momentin që qeveria e riprocedon marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara”, ka thënë Veseli, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se e kanë obligim që t’i shënojnë kufijtë.


“Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, u shpreh Veseli.

I pyetur se a i ka votat koalicioni qeverisës për ratifikim të Demarkacionit, Veseli nuk u përgjigj.

Ai bëri të ditur se në Mbledhjen e Kryesisë u vendos që ditën e hënën do të ketë vazhdim të seancës pasi që janë rreth 12 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seanca e kaluar, dhe në të njëjtën kohë është vendosur që ditën e enjte nga ora 10:00 do të vazhdojnë me seancë të re plenare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori