Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Në një video që u bë shpejt virale në rrjetet sociale, trajneri i Subbiano, Alessio Guidotti bëri një veprim që i ka lënë të gjithë të shokuar.
Ai hyri në fushë për të ndaluar kundërshtarin e tij të niste një kundërsulm: një skenë që ngjalli menjëherë reagime nga të gjithë të pranishmit.
Ky është episodi i jashtëzakonshëm që ka ndodhur në një ndeshje të ligës Toskane, ku ekipi vendas ka parë trajnerin e mysafirëve të bëjë këtë gjest të paprecedentë.
Përjashtimi i menjëhershëm ishte i pashmangshëm, por nuk përfundon me kaq.
Guidotti pritet të përjashtohet për disa muaj nga futbolli, pas atij veprimi të shëmtuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































