Vëllai i Mirsad Ndrecajt: Riza Jonuzi nuk është tradhtari, e ftojmë në ceremoninë mortore

Ai ka thënë se Jonuzin e njohin shumë herët dhe e kanë mik të afërm të familjes, prandaj nuk dëshirojnë që dyshime të tilla të rëndojnë mbi të.
“Rizën e kemi pasur mik të familjes dhe e kemi mik të familjes edhe sot. Ai ka qenë bashkë me Mirsadin në burg e gjithashtu ka qenë miku më i mirë i Mirsadit nga lufta në Maqedoni në vitin 2001. Ne nuk kemi asnjë dyshim se Riza e ka tradhtuar Mirsadin dhe shokët e tij, prandaj e ftojmë Rizën dhe familjen e tij që lirisht të vijnë për kryeshëndosh dhe të marrin pjesë në të gjitha ceremonitë tjera mortore”, ka thënë Ndrecaj për “Zëri”.
Ylber Ndrecaj
Ndryshe, familja Ndrecaj dhe familja Zymberi në Gjakovë të dielën kanë hapur dyert për ngushëllime për dy familjarët e tyre, Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi.
Riza Jonuzi
Sipas familjarëve, varrimi i tyre do të bëhet të martën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë bashkë edhe me pjesëtarët tjerë të grupit./Zeri/






















































