Site icon Telegrafi

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për dy ndeshjet e ardhshme të muajit mars.

Suedia do të luajë gjatë marsit dy ndeshje miqësore, ku e para vjen si mysafir i Luksemburgut më 22 mars.

Në ndeshjen e dytë, kombëtarja suedeze do të luajë si vendas ndaj Irlanda e Veriut më 25 mars.

Lexo po ashtu “E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson ka publikuar tashmë listën me futbollistët e ftuar, ku nuk mungojnë befasinë.

Njëra nga to është ajo e Besfort Zenelit, i cili është vëllai i yllit të kombëtares së Kosovës, Arbërit.

 

Mesfushori 22-vjeçar është duke shkëlqyer me skuadrën e tij Elfsborg dhe kjo ka bërë që ai të ftohet.

Ndryshe, Besforti ka qenë më parë ish-reprezentues i Kosovës U-21 ku ka zhvilluar gjashtë ndeshje me fanellën e Dardanëve. /Telegrafi/

Exit mobile version