Velipoja ka çelur sezonin turistik dhe rruga e re pritet të shtojë numrin e turistive.
E bekuar nga natyra me detin dhe rërën, edhe zhvillimi i rrjetit të hotelerisë me shërbimin dhe çmimet që ofron e bën atë konkuruese dhe të pëlqyer për pushuesit dhe turistët.
Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema, në ‘Tonight Ilva Tare’ thotë se çmimet variojnë nga 20 euro deri në 80 euro vetëm për fjetje, pa përfshirë ushqimin.
“Çmimet janë goxha të konkurueshme, shumë të mira. Varion nga periudha dhe cilësia e hotelit. Ka hotele shumë të mira që ofrojnë shërbime shumë të mira. Nata varion 70-80 euro për dhomë. Fillon nga 20 euro nata, flas në periudhën e pikut. Ka edhe shtëpi pritëse, jo bujtina, nuk ofrojnë ushqim.
Një pjesë shumë e mirë e turizmit zhvillohet mbi shtëpi pritëse. Çmimi i tyre përsëri varion edhe nga afërsia e vijës së rërës. Por përgjithësisht me një mesatare, Velipoja mbetet me çmime mjaft konkuruese. 70-80 euro janë dy-tre hotele që ofrojnë, por shërbimi është në kushte mjaft të mira, me pishina, shërbim shumë të mirë, restorante shumë të mira”.
Velipoja ka një kapacitet hotelier prej 25 mijë shtretërish, ndërsa vitet e fundit ka edhe një zgjatje të sezonit që nis në maj dhe përfundon në tetor, në varësi edhe të kohës.
“Vitet e fundit është zgjatur sezoni. Turistët etnikë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia vijnë deri në një sezon shumë të vonë në ndryshim nga pjesa tjetër e turistëve shqiptarë, vinë deri nga tetori. Por kryesisht ata që kanë mundësi kohe, si pensionistët dhe ata që kanë mundësi ekonomike për të lëvizur. Fillojnë dhe shumë herët, nga maji. Por 15 korrik-15 gusht, arrin pikun e vet Velipoja, shkon rreth 25 mijë shtretër. Në total shkon edhe mbi 1 milion netë fjetje. Një person kalon mesatarisht 8-9 ditë në Velipojë, nuk janë shumë për aq kapacitet hotelier që ka Velipoja. Llogariten 25 mijë shtretër”, thotë Mema.
Por nga vinë pushuesit?
“Nga zona e Shkodrës, emigrantët, edhe Tropoja dhe Kukësi. Shumica e pushuesve janë nga Kosova dhe Maqedonia. Vihen re kohët e fundit pushues dhe nga zonat e brendshme të Ballkanit, Serbia, maqedonas, që është fenomen i viteve të fundit”, bën të ditur Mema. /oranews.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa