Vedat Muriqi vazhdon me gola të bukur te Fenerbahce, i shënon edhe Besiktasit

Fenerbahce është duke fituar 3-1 ndaj Besiktasit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Turqisë.
Dy golat e parë për vendasit Mark Kruse nga penalltia në minutën e 23-të nga penalltia dhe Ozan Tufan (32’).
Besiktas arriti ta ngushtonte epërsinë e Fenerbahces me anë të Atiba Hutchinson (45’+5).
Por, ishte Vedat Muriqi që e thelloi edhe më shumë epërsinë e Fenerbahces me golin e shënuar në minutën e 58-të.
Sulmuesi i Kosovës u asistua për mrekulli nga Mauricio Isla, për të shënuar kështu një gol të bukur me vetëm një prekje të topit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































