LAJMI I FUNDIT:

Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Mbrëmë në Gjakovë në moshën 78-vjeçare u nda nga jeta poeti ynë i mirënjohur Din Mehmeti.

Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Sot në orën 12:00 në Gjakovë do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi bëhet në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime.
Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re. Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001). /QIK/