Site icon Telegrafi

Vdes edhe një grua nga aksidenti në Leskovac

Arin në katër numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi në Leskovac të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe një grua tjetër vdiq. Numri i të vdekurve nga autobusi nga Maqedonia i cili ishte rrotulluar në qytetin e Serbisë, Leskovac është rritur në katër, ku para një jave nga ky aksident kishin vdekur edhe tre persona tjerë”, njofton gazeta serbe “Blic”.

Bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila vdiq në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.

Lexo po ashtu Leskovac, rrotullohet një autobus me targa të Maqedonisë, tre persona humbin jetën

Në vendin e aksidentin vdiqën tre persona ndërsa 32 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Nga këto, 14 u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër pas dhënies së ndihmë së parë u sistemuan në hotel.

Lexo po ashtu Janë identifikuar dy nga tre viktimat e rrokullisjes së autobusit në Leskovac

Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor në orën 19:00, ndërsa rreth orës 1:40 të mëngjesit të së dielës autobusi kishte dalë nga rruga kryesore dhe ishte rrotulluar në afërsi të qytetit të Leskovacit./Telegrafi/

Exit mobile version