Vazhdojnë punimet për restaurimin e Odës së Zejtarëve në Gjakovë

Zejtaria në Komunësn e Gjakovës vazhdon të jetë një nga vlerat që e pasurojnë edhe më tej pasqyrën kulturore të këtij qyteti.
Gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi, Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se restaurimi i Odës se Zejtarëve në këtë komunë po bëhet realitet.
Sipas njoftimit të publikiar nga Komuna e Gjakovës thuhet se punimet rreth këtij projekti janë duke vazhduar, si pjesë e projektit të përbashkët ndërkufitar mes Komunës së Gjakovës, Lezhës, CBS dhe BE-së.
Duke marrë parasysh rëndësinë e zejtarisë për shumë prej personave që merren ne zanate të ndryshmë në komunën e Gjakoës, ky projekt me vlerë 120,000 €, po rikthen një objekt me rëndësi historike e kulturore, i ndërtuar në vitet ’70, por që u shkatërrua gjatë luftës. /Telegrafi/

















































