Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur në lidhje me transferimet e mundshme të klubit të tij në afatin kalimtar të janarit.

Valverde e ka lënë edhe në dyshim të ardhmen e tij si trajner i Barcelonës, pasi në konferencën për shtyp gjatë ditës së shtunë ka thënë që sukseset e këtij sezoni e diktojnë të ardhmen e tij.


Pas deklaratave të bërë në lidhje me të ardhmen, trajneri spanjoll është pyetur edhe në lidhje me ndonjë transferim në këtë afat kalimtar.

Kur u pyetën për aktivitetin e transferimit të klubit këtë dimër, trajneri nuk dha asnjë shenj, pasi shtoi se nuk i kushton vëmendje kësaj.

valverde

"Nuk i kushtoj vëmendje shumë kësaj", ka thënë fillimisht Valverde.

"Unë e di që ne jemi një klub që duhet të jetë i hapur për përmirësime".

"Megjithatë, i kushtoj më shumë vëmendje lojtarëve që kemi në grup", përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Valverde është në sezonin e tij të dytë te Barcelona dhe në sezonin e parë arriti të fitojë La Ligan dhe Copa del Rey. /Telegrafi/