Site icon Telegrafi

Valbona Ibishi-Azemi emërohet drejtoreshë e drejtorisë së Administratës në Komunën e Podujevës

Valbona Ibishi-Azemi është emëruar drejtoreshë e Administratës në Komunën e Podujevës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të Komunës së Podujevës.

Sipas postimit Ibishi-Azemi i ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin “Dardania”- drejtimi Juridik dhe gjithashtu edhe për gjuhë angleze dhe letërsi amerikane në të njëjtin universitet.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka uruar për detyrën Ibishi-Azemin dhe i ka dëshiruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në Drejtorinë e Administratës. /Telegrafi/

Exit mobile version