LAJMI I FUNDIT:

Vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin dhe la Rusinë për Tiranën!

Vajza ruse tregon si ra në dashuri me shqiptarin dhe la Rusinë për Tiranën!

Mbrëmjen e sotme në Soiree, në Top Channel kemi mundësinë të dëgjojmë historinë e disa personave të huaj që kanë zgjedhur që për hir të dashurisë të zhvendosen në Tiranë.

Një nga historitë më mbresëlënëse është ajo e një vajze ruse, Anna Laska, e cila la Londrën ku jetonte kur njohur bashkëshortin e saj dhe u zhvendos në Tiranë.

“Unë e njoha bashkëshortin tim në Greqi, kur ishim me pushime para 12 vitesh. Ishim me pushime rreth 7 ditë dhe njoha këtë djalin. Pastaj u ktheva në vendin tim, në Rusi. Aty filluam të flisnim në Facebook”, – ka treguar Anna për bashkëshortin e saj nga Mirëdita.


“Bashkëshorti im jetonte në Greqi prej 22 vitesh, kurse unë isha 19 vjeçe kur e njoha. Njohja ka ndodhur në Athinë. Ai ishte me motrën e tij, kaq dhe u njohën në plazh. Fillimisht, po rrinim në një bar dhe pastaj u afrua dhe më tha, nëse mund të më qeraste me një pijë. Në fillim nuk më tha që ishte shqiptar. Kur folëm në telefon pastaj e kuptova që ishte shqiptar”, – ka vazhduar rrëfimin Anna.

“Unë nuk e dija çfarë ishin shqiptarët, Shqipëria! Ama, tani kemi një djalë 3 vjeç. Rreth 2 vite e mbajtëm lidhjen në distancë. Pastaj shkuam në Greqi dhe jetuam për 5 vite. Më vonë, kur ra kriza, vendosëm të jetojmë në Shqipëri.”

Më pas ajo shton: “Kam pasur vështirësi për gjuhën se është shumë e vështirë. Familja e burrit më priti shumë mirë. Me mamin e burrit jam si shoqe!”

E pyetur nëse do të largohet nga Shqipëria, Anna ka treguar se është më mirë këtu se në vendlindjen e saj.