Site icon Telegrafi

Vajza nga Kalifornia detyron të dashurin ta mbajë kamerën e telefonit të ndezur gjatë orarit 12 orësh

Një vajzë është cilësuar si e “çmendur”, pasi ka pranuar se e detyron të dashurin ta mbajë të ndezur FaceTime gjatë orarit të tij 12 orësh në punë në një depo të Amazon – ndërsa kjo sipas ndodh jo që nuk i beson atij, por femrave.

Kjo vajzë e identifikuar si Nela nga Fresno të Kalifornisë, ka shpjeguar në një video në TikTok, se e detyron të dashurin Jose Macias të jetë një linjë telefonike gjatë tërë orarit të punës, transmeton Telegrafi.

E ky veprim i saj irritoi shumë përdorues të kësaj platforme duke e cilësuar si një njeri “jo normal dhe të çmendur”, madje disa besonin se ajo ka nevojë “për ndihmë” e Jose duhet të “çlirohet” nga kjo lidhje.

@flackoandnelaMight quit my job & go work w/ him ! ? #4u

♬ Insane – Summer Walker

Nela thotë se nuk është se nuk ka besim në partnerin, por ajo thjesht nuk u beson femrave më të cilat ai punon.

“I dashuri im duhet ta mbaj të ndezur FaceTime gjatë ndërrimit 12 orësh”, ka shkruar ajo në TikTok ku videoja e saj u bë virale dhe shfaq partnerin e saj duke palosur paketa të Amazon.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo është zotuar se do ta lë punën që aktualisht e kryen me qëllim që t’i bashkohet të dashurit në Amazon.

Videoja deri më tani ka marrë mbi katër miliona shikime dhe prej kohës së postimit, videoja ka marrë mijëra komente – kryesisht negative. /Telegrafi/

@flackoandnelaSubmitted my resume already? #4u

♬ original sound – katavious._

Exit mobile version