Ekziston truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me këtë përbërje dhe rezultati do t’ju ngazëllejë
Pastrimi i pluhurit për shumicën e njerëzve është ankth i vërtetë pikërisht për atë që shumë shpejt sërish shtresohet, dhe duket sikur nuk keni pastruar fare.
Epo ekziston një truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me përbërjen e uthullës së mollës dhe glicerinës, transmeton Telegrafi.
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 litër ujë
– 1 lugë uthull molle
– 1 lugë glicerinë
Procedura:
Përzieni mirë ujin, uthullën e mollës dhe glicerinën.
Lëngun qiteni në leckë pambuku dhe me të lyeni mirë të gjitha sipërfaqet.
Këshillë shtesë:
Uthulla e fortë do të largojë njollat kokëforta nga sipërfaqet e xhamit, ndërsa lavamani i juaj i porcelanit po ashtu do të shkëlqejë përsëri.
Për pastrimin e kromit përgatitni një përzierje të uthullës me pak sodë bikarboni, ndërsa dyshemetë lani me përzierjen prej një 1/3 uthull të alkoolit, 1/3 alkoolit mjekësor, 1/3 ujë dhe tri pika të preparatit për larjen e enëve.
Tretja e ujit dhe uthullës së bardhë do të largojë papastërtinë nga raftet dhe muret e frigoriferit dhe aromën e ushqimit të prishur.
Uthullën mos e përdorni në mermer dhe granit. /Telegrafi/