LAJMI I FUNDIT:

United e do transferimin e Gavit

United e do transferimin e Gavit

Manchester United është duke tentuar që të transferojë Gavin nga Barcelona.

Paraqitjet e tij brilante te skuadra katalunase, kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Sipas asaj që raporton Todofichajes, Djajtë e Kuq janë të fundit që kanë shprehur interesimin për lojtarin 17-vjeçar.


Klauzola e tij te Barcelona është 50 milionë euro, mirëpo klubi e vlerëson atë edhe më lartë.

Nëse dëshira e lojtarit është që të largohet nga Camp Nou, atëherë 50 milionë uro do të ishin të mjaftueshme për transferimin e tij.

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United, andaj këta të fundit e shohin Gavin si zëvendësuesin ideal.

Me ardhjen e Ralf Rangnick, filozofia e klubit ka ndryshuar dhe do të fokusohen në transferimin e lojtarëve të rinj. /Telegrafi/