Site icon Telegrafi

United i bën konkurrencë Bayernit, 40 milionë euro për një mbrojtës

Gjiganti anglez, Manchester United do të kërkoi të përforcohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në verë.

Objektivi i ri për këtë pozitë, është mbrojtësi portugez i Benficas, Nelson Semedo.

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Benficën dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Por United nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi në garë është edhe kampioni gjerman Bayern Munich.

Benfica i ka vënë lojtarit një klauzolë largimi prej 40 milionë euro, për ekipet që e duan atë.

Mourinho e pëlqen shumë futbollistin dhe pritet të bëjë të pamundurën për transferimin e tij në ‘Old Traford’. /Telegrafi/

Exit mobile version