LAJMI I FUNDIT:

Ultrabook nga Gigabyte

Ultrabook nga Gigabyte

Gigabyte ne CeBIT publikut do të ia paraqes ultrabookun U2442 me ekran me diagonale prej 14 inç.

Ky i fundit është i tipit glossy dhe ka rezolucionin prej 1,600 x 900 pikë, derisa nga procesorët blerësit në dispozicion do të kenë ULV versionet e çipave Core i5 dhe i7 të Intelit nga gjenerata Ivy Bridge.

Përveç këtyre, Gigabyte ofron edhe versionin U2442N me procesorët mobil “standard” Core i5 dhe i7 me TDP prej 35W. Nga dizajni tipik i një portativi ultrabook dallohen edhe kartela grafike (ende e pa-paralajmëruar) GT 640M me 2 GB të memories së brendshme dhe disku mekanik me kapacitetin prej 750 GB në vend të SSD-së.

Ofertën e bujshme të konektorëve e përbëjnë Thunderbolt, USB 3.0 dhe 2.0, Ethernet, daljet HDMI dhe VGA si dhe lexuesi i kartelave të memories. Aty është edhe Bluetooth 4.0, e i tërë ky harduer nënkupton edhe dimensionet më të mëdha të pajisjes – trashësia është 20.5 mm, e pesha 1.49 kg. Në kompjuter është e vendosur bateria me kapacitetin prej 44 Wh ndërsa çmimet nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/