LAJMI I FUNDIT:

Ukraina mirëpret ndihmën e ofruar nga Turqia për evakuimin e të lënduarve nga fabrika Azovstal e Mariupolit

Ukraina mirëpret ndihmën e ofruar nga Turqia për evakuimin e të lënduarve nga fabrika Azovstal e Mariupolit

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha se qeveria do të mirëpresë mundësinë e ndërmjetësimit turk ose kinez për të ndihmuar në organizimin e evakuimit të ushtarëve të plagosur nga kompleksi Azovstal në Mariupol.

Iryna Vereshchuk tha se “pala turke mund të jetë me të vërtetë një ndërmjetës në çështjet e evakuimit. Ne po flasim tani për të lënduarit rëndë dhe kjo është një pyetje për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Nëse Turqia do të ndërmjetësonte po ashtu këtu, kjo do të ishte mirë”.

“Nëse Xi Jinping mund të ndikojë, kjo do të ishte gjithashtu mirë. Ne shpresojmë për më të mirën”, tha ajo, transmeton Telegrafi.


Vershchuk potencoi se nëse Turqia dhe Kina nuk do të përfshiheshin, “të paktën një dokument duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilët, sipas Konventave të Gjenevës, kanë autoritetin për të monitoruar procesin dhe për më tepër, të jenë udhëheqës në këtë proces”.

“Ne duam që të nënshkruhet një dokument se si do të bëhet saktësisht evakuimi nga Azovstal”, duke përcaktuar një korridor që do të funksionojë dhe do të lejojë që ushtarët e plagosur rëndë të dërgohen në Zaporizhizhia.

Vereshchuk foli ndërsa zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, po përshkruante një opsion për evakuimin.

“Ne kemi pasur një sërë planesh, propozimesh. E para ishte që të merrnim ushtarët nga Mariupoli në Berdiansk dhe nga porti Berdiansk në anijen nga Stambolli, t’i sillnim këtu në Turqi. Kjo ofertë është ende në tryezë”, tha ai. Berdiansk kontrollohet nga rusët dhe është rreth 80 kilometra në perëndim të Mariupolit.

“Anija është ende në Stamboll. Është gati të lundrojë, por ne presim lejen përfundimtare nga pala ruse dhe ukrainase që ajo të shkojë në Berdiansk dhe t’i sjellë ata ushtarë të plagosur në Turqi”, tha Kalin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori