Është gjetur për herë të parë uji jashtëtokësor në një meteorit që ka rënë në Mbretërinë e Bashkuar – dhe mund të japë të dhëna se nga erdhi uji i Tokës.
Meteoriti Winchombe, i cili ra në një rrugë në qytetin Gloucestershire, mendohet gjithashtu se ka të dhëna se nga erdhi uji në oqeanet e mëdha të Tokës.
Ashley King, një studiues në grupin e materialeve planetare në Muzeun e Historisë së Natyrës, tha se 12 për qind e mostrës ishte e përbërë nga uji, dhe si ekzemplari më pak i kontaminuar për t’u mbledhur, ai ofron shumë njohuri, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.
Ai për British Science Festival tha: “Përbërja e i ujit është shumë e ngjashme me përbërjen e ujit në oqeanet e Tokës”.
“Është një provë e mirë që asteroidet dhe trupat si Winchombe japin një kontribut të rëndësishëm për oqeanet e Tokës”, deklaroi ai.
Dr. King gjithashtu konfirmoi se Winchombe ishte meteoriti i parë i cili përmban ujë jashtëtokësor – megjithëse i mbyllur me minerale – që ka rënë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai shtoi se për shkak të asaj se sa shpejtë u gjet meteoriti me peshë 0.5 kilogram – më saktë brenda rreth 12 orëve – nuk ishte i kontaminuar nga uji dhe materialet e Tokës. /Telegrafi/