Gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura atmosferike të shiut e borës, Departamenti i Cilësisë se Ujit dhe Burimeve në kuadër të KRU “Prishtina” sh.a., ka mbikëqyrë cilësinë e ujit në burime sipërfaqësore dhe nëntokësore, sipas planit operacional për kontroll të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit, ku furnizimi me ujë bëhet nga kjo kompani.
Sipas komunikatës së KRU “Prishtina”, gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë, me ç’rast kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht dy puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni!
“Sistemet prodhuese në NJOU Shtime, Lipjan, Peran, Vragoli të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë larg rrezikut për tu vërshuar dhe cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm!”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Më tej në komunikatë thuhet se “fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal, gjithnjë me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër!”.
“Liqenet artificiale sipërfaqësore Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar as në rritje të turbullirës dhe as në cilësinë e ujit, andaj edhe gjendja është mjaft stabile”.
Sipas KRU “Prishtina”, ekipi i Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, ka marrë mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit të pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?