LAJMI I FUNDIT:

UBT dhe University of Cambridge mbajtën punëtorinë për të ushqyerit shëndetshëm

UBT dhe University of Cambridge mbajtën punëtorinë për të ushqyerit shëndetshëm

UBT mbajti punëtorinë e organizuar në bashkëpunim me University of Cambridge, si dhe EAT, financuar nga Fondacioni Rockefeller, gjithë kjo në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që UBT ka me këtë universitet prestigjioz.

Në këtë punëtori mori pjesë edhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ku u diskutua për të ushqyerit e shëndetshëm tek fëmijë në Kosovë, si dhe për mundësinë që Kosova të përmirësojë qasjen deri në vitin 2030 ndaj ushqimit të shëndetshëm për fëmijët nën moshën pesë vjeçare.

Ndër të tjera, kjo punëtori shpërfaqi edhe shumë tema të tjera të cilat ndërlidheshin me ushqimin dhe temën kryesore për të cilën u organizua ky event online, duke përfshirë temat si: ushqimi i shëndetshëm, shëndeti tek fëmijët, zhvillimi i shkencës së ushqimit, zhvillimi i teknologjisë së ushqimit, ngritja e vetëdijes ndaj të ushqyerit shëndetshëm, si dhe nënat dhe të ushqyerit.


Pjesëmarrësit nga Kosova, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Suedia, Guatemala diskutuan rreth shëndetit në përgjithësi duke u fokusuar në ushqimin e shëndetshëm, qasjen në ushqim të shëndetshëm, sistemin e ushqimit, shkencës dhe partneriteteve globale me theks të veçantë mbi SDG 2 dhe 3 – Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2 Zero Hunger – parandalimin e urisë në botë dhe 3 Good Health and Well-being – shëndet i mirë dhe mirëqenia.

Si rezultat i kësaj punëtorie, janë zhvilluar rekomandime mbi fushën e të ushqyerit shëndetshëm të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës e cila ka shprehur gatishmërinë për t’i marrë për bazë këto përmirësime të politikave shëndetësore dhe qasjes ndaj ushqimit të shëndetshëm për fëmijët nën 5 vjet.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori