U shpërblye me çmim për logon e 15 vjetorit të pavarësisë, Kurti e falënderon për përfaqësimin e Kosovës në botë

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar ideatorin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Albian Gagica i cili është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA.
Kurti ka falënderuar të gjithë artistët për përfaqësimin e Kosovës në botë.
“15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës po bëhet global. Logoja fituese e konkursit tonë të dizajnit të qeverisë, nga Albian Gagica, tani ka marrë njohje ndërkombëtare nga Klubi prestigjioz i Drejtorëve të Artit CT. Faleminderit të gjithë artistëve tanë për përfaqësimin e Kosovës në botë”, ka shkruar Kurti.
Nga
Telegrafi
16/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































