Telegrafi

U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

Kylian Mbappe ka blerë shtëpinë e Gareth Bale në Madrid, sipas Stephane Bianchi të Le Parisien.

Prona është një vilë në La Finca, një zonë luksoze e qytetit e cila është gjithashtu lagja më e sigurt e Madridit.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Raul gjithashtu jetuan në atë zonë gjatë kohës së tyre te Real Madridi.

Lexo po ashtu Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Bale ishte pjesë e bardhezinjve nga viti 2013 deri në vitin 2022.

Sa i përket Mbappes, francezi do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë. /Telegrafi/