Site icon Telegrafi

U mbajt festivali ‘BunarFest’ në Prizren

Është mbajtur edicioni i 20 i festivalit ‘BunarFest’ në Prizren, ku të rinjtë të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, kanë lundruar në Lumbardhin e Prizrenit me goma.

Mbi 100 persona aplikuan nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës për të qenë pjesë e edicionit të 20-të ‘BunarFestit’, i cili u mbështet nga komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës dhe donator të tjerë.

“Ky është një festival i veçantë, po duam ta vendosim në hartën botërore, për të pasur sa më shumë turizëm në Prizren. Lumi për neve është pjesë shumë e rëndësishme, dhe duam të shfrytëzojmë festivalin për të ngrit vetëdije tek institucionet e popullata që të jenë më të kujdesshëm, për mbetjet kur dalin në piknikë dhe vizitojnë parqet”, tha organizatori Dren Marseli.

Ai ka theksuar për RTK-në se para fillimit të garës i gjithë shtegu i lundrimit është inspektuar nga ekspertë të fushës.

‘BunarFest 2024’ ka filluar tri ditë më parë, ku të rinjtë janë angazhuar me punë vullnetare për pastrimin e shtratit të Lumbardhit.

Exit mobile version