Shkodran Mustafi i ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka vendosur të largohet nga Arsenali.

Megjithëse Mustafi qenë një nga shtyllat e mbrojtjes në  drejtimin e Unai Emery këtë sezon, duke luajtur në 31 ndeshje në Ligën Premier, disa gabimet të kushtueshme bërë që të flitet seriozisht për largimin e tij.


Mësohet se Arsenali po dëgjon ofertat që vijnë mbi 20 milionë funte për Mustafin këtë verë, pavarësisht se shqiptari u ble 35 milionë funte nga Valencia tre vjet më parë.

GettyImages 1147133988 Shkodran Mustafi te Arsenali . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, që ka qenë te Arsenali, është i interesuar që ta joshë Mustafin për ta marr në San Siro.

Por vetë Mustafi i ka hedhur poshtë spekulimet, duke thënë se nuk do të largohet.

GettyImages 1139766182 Mustafi dhe Lacazette . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

"Është e çuditshme që ka gjithnjë spekulime për transferim".

“Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam një kontratë deri në vitin 2021”, ka thënë ai për Kicker. /Telegrafi/

telegrafi sport app