Mbi 16 mijë tonë çelik janë shembur në kullën Martin në Bethlehem të Pensilvanisë, ku për pak sekonda u bë rrafsh me tokë më saktësisht 16 sekonda, kur inxhinierët shtypën butonin dhe shpërthimi i kontrolluar kreu pjesën tjetër.
Mijëra qytetarë ishin mbledhur për ta vëzhguar nga afër demolimin e ndërtesës më të lartë në atë zonë – bëhet fjalë për kullën 21-katëshe që dikur konsiderohej si selia e dytë më e madhe e çelikut në SHBA, transmeton Telegrafi.
Për vite të tëra kishte qëndruar e zbrazët, kjo për faktin se kompania që e kishte në pronësi falimentoi dhe një ditë punonjësit e saj e boshatisën, duke e shndërruar në “objekt fantazmë”.
Kulla Martin ishte ndërtuar 47 vite më parë, kurse për t’u shembur me shpërthim të kontrolluar u nevojitën vetëm 16 sekonda që të bëhet rrafsh me tokë.
Ajo ishte 101 metra e lartë dhe tani që pritet ta zëvendësoj një kompleks 200 milionë dollarësh brenda të cilit do të ketë dyqane, restorante, ordinanca private dhe hotel luksoz me mbi 500 dhoma. /Telegrafi/