LAJMI I FUNDIT:

U.d. Guvernatori Mehmeti në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë

U.d. Guvernatori Mehmeti në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë

Një delegacion i BQK-së i udhëhequr nga U.D i Guvernatorit të BQK-së Fehmi Mehmeti ka marr pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga EuroMoney Center, në të cilën morën pjesë guvernatorë, ministra të financave dhe përfaqësues të institucioneve financiare.

Në konferencë u diskutuan tema të ndryshme, nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, si: menaxhimi i borxhit publik në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, kreditë joperformuese: mundësitë dhe rreziqet për sektorin bankar, mobilizimi financiar për rritje të mëtejme, diskutime lidhur me politikën monetare nga bankat qendrore, si dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.

U.D i Guvernatorit Fehmi Mehmeti zhvilloi takime me anëtarë të Bordit të Bankës Kombëtare Tregtare të Turqisë, ku kanë diskutuar lidhur me planet e BKT-së dhe BQK-së për zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë. Gjithashtu, ai u takua me Drejtorin Menaxhues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Nick Tesseyman, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe të arriturat në sektorin financiar në Kosovë, e në veçanti për zhvillimet në sektorin bankar.


Ai e përgëzoi Mehmeti për të arriturat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht për performancën e shkëlqyer të sektorit bankar.

Në takim gjithashtu u diskutua për mundësitë e përkrahjes së mëtejme të BERZH-it për Kosovën, e veçanërisht në rritjen e shkallës së ndërmjetësimit financiar dhe në fusha të tjera me interes për zhvillim të sistemit financiar. U.D i Guvernatorit, gjatë kësaj vizite u takua edhe me Peter Lennkh, anëtar i Bordit të Raiffeisen Bank International.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin bankar në Kosovë dhe planet e RBKO-së dhe BQK-së për zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori