LAJMI I FUNDIT:

Twitter: Përdorues, ndryshoni fjalëkalimin!

Twitter: Përdorues, ndryshoni fjalëkalimin!

Nëse ju ndodh të pranoni një email nga Twitter i cili ju njofton se ju duhet ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj, do të jetë më sigurt për ju që të ndiqni udhëzimet e rrjetit social, dhe ta bëni atë që ju thuhet.

Siç merret vesh, Twitter tashmë ka dërguar emaila tek shumë përdorues, të cilët i ka lutur që të ndryshojnë fjalëkalimin për shkaqe të sigurisë së tyre me këtë rrjet social.

Emailin të cilin e kanë pranuar disa përdorues të Twitter thotë “Twitter beson se emaili juaj asocion me ndonjë uebfaqes apo ndonjë shërbim, i cili nuk është i lidhur me ne. Për këtë arsye, ne e kemi ri-gjeneruar fjalëkalimin tuaj për t’i parandaluar të tjerët për tu qasur në llogarinë tuaj”.

Disa përdorues dhe media tashmë kanë raportuar se llogaritë e tyre në Twitter janë hakuar nga njerëz, të cilët tashmë po i përdorin këto llogari për vete. / Telegrafi /