LAJMI I FUNDIT:

Trump pezulloi ndihmat e huaja, BE i jep garanci Shqipërisë për SPAK-un

Trump pezulloi ndihmat e huaja, BE i jep garanci Shqipërisë për SPAK-un

Vendimi i Presidentit Donald Trump, për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë, në pritje të rishikimeve nga administrata e re, nuk do ta pengojë Bashkimin Evropian për të vijuar mbështetjen për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, si dhe SPAK në punën e tij.

Ky qëndrim është shprehur nga delegacioni i BE-së në Tiranë, pasi është pyetur të enjten nga mediat për ndihmën e BE-së në sektorin e drejtësisë.

Në përgjigje të interesimit, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se është në dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump, për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.


“BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për Reformën në Drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri. Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.”, thuhet në reagimin e BE-së.

Sipas delegacionit të BE-së, burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro. SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.”, përfundon reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori