LAJMI I FUNDIT:

Trump letër Zaevit: Do t’ju presim si aleati i 30-të në NATO

Trump letër Zaevit: Do t’ju presim si aleati i 30-të në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dërgoi letër kryeministrit Zoran Zaev ku i uron për lidershipin dhe përkushtimin në zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

“Në emër të popullit amerikan, ju uroj për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritja më historike në Ballkan që nga marrëveshja e Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme. Nëpërmjet përpjekjeve tuaja me kryeministrin Tsipras, siguruat të ardhme më stabile dhe më të begatë, dhe jo vetëm për dy vendet tuaja, por edhe për gjithë rajonin. Vendi juaj tani do ta marrë vendin që i përket në aleancën euroatlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan në letër Trump, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas presidentit Trump, vendi ynë është partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Ne gëzohemi që mund t’ju presim si aleati ynë i 30-të në Aleancën veriatlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët për të siguruar paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Trump në letrën deri te Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori