LAJMI I FUNDIT:

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Peskov tha se bisedimet SHBA-Rusi të mbajtura të martën në Riad, ishin një “hap i rëndësishëm” drejt arritjes së një zgjidhjeje për luftën.

Por ai tha se marrëdhëniet midis dy superfuqive globale, së pari duhet të ringjalleshin përpara se të rivendoseshin, transmeton Telegrafi.


Dje, Trump tha gjithashtu se mund të takohet me Putinin këtë muaj dhe hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës, për të mbetur jashtë bisedimeve në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi në Riad shënoi një tjetër hap të rëndësishëm nga administrata Trump, për të ndryshuar politikën amerikane për izolimin e Rusisë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan tha gjithashtu se ai dhe Putin kishin rënë dakord të fillonin negociatat për përfundimin e luftës pasi ai pati një telefonatë me liderin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Botë
Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Amerika
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Evropa
Kalo në kategori