Justin Trudeau u takua me liderin e ri liberal dhe kryeministrin e emëruar Mark Carney të hënën për të inicuar tranzicionin e pushtetit.
Ndërkohë, Trudeau ka filluar të përfundojë “procedurat” e largimit nga qeveria.
Dhe një fotograf ka kapur një moment kur Trudeau po mbante karrigen e tij të Dhomës së Komunave jashtë Parlamentit, një gjest simbolik që sinjalizon mbylljen e mandatit të tij.
Imazhi, i cili tregon Trudeau me gjuhën jashtë dhe karrigen në dorë, u bë shpejt virale në mediat sociale.
Ai u shpërnda gjerësisht si nga mbështetësit ashtu edhe nga kritikët – ku nuk munguan shakatë, por edhe kritikat.
“Trudeau ka dhjetë vjet që ka vjedhur Kanadanë. Pse të mos e vjedhësh karrigen në fund?”, thuhej në një koment.
Nga ana tjetër, mbështetësit e tij thanë se Trudeau më në fund duket si dikush që është i lumtur.
“Duket vërtet i lumtur. Do t’i mungojë, por meriton të kalojë më shumë kohë me familjen”, “Kjo është fotoja më e lezetshme”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/