Ndoshta mund ta keni pyetur vetën se sa merr një fitues i një trofeu, qoftë në aspektin ekipor apo në atë individual.
Epo, më poshtë ne do ua sjellim vlerën e trofeve më të shtrenjtë në botë, me Kupën e Botës që zë vendin e parë.
Trofeu ekipor që është shumë i dashur nga të gjithë futbollistët dhe është ëndërr e çdo kujt për ta fituar, vlen hiq më pak se 17 milionë euro.
Pas tij, renditet kupa e dytë më e rëndësishme në Angli, FA Cup, që kanë vlerën e një milion eurove.
Në vendin e tretë është çmimi më i madh individual, Topi i Artë dhe fituesi paguhet plotë 508 mijë euro.
Vendin e katërt në këtë kategori e zë Kupa e Kombeve të Afrikës, me fituesin që arkëton 127 mijë euro.
Në vendin e fundit për nga trofetë më të shtrenjtë në botë pozicionohet Serie A, me fituesin që arkëton 55 mijë euro. /Telegrafi/