Site icon Telegrafi

Tripunovski: Janë paguar 75.640.400 denarë subvencione drejt 1.609 bujqve-blegtorë

Janë paguar subvencionet për masat 2.12 pagesa të drejtpërdrejta shtesë nga nënmasa 2.08 dhe 2.10 për qingj të shitur dhe ose kec në kapacitet të regjistruar therës, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Sot janë paguar 75.640.400 denarë të cilat do t’i kenë në dispozicion bujqit. Është realizuar edhe një premtim se do ta rregullojmë kaosin me pagesat e subvencioneve, vetëm me punë të ndershme, përgjegjëse dhe të përkushtuar në itneres të bujqve tanë”, deklaroi Tripunovski.

Exit mobile version