Tre persona nga Novi Pazari janë plagosur nga të shtënat me armë që ndodhën të dielën para një lokali në Müller-Strasse të Berlinit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona u shtruan në spital me lëndime të rënda dhe i dyshuari po kërkohet, raportojnë mediat gjermane.
Sipas zyrës së prokurorit publik më të lartë gjerman, një numër i madh të shtënash u qëlluan përpara një shisha-bari dhe policia mbylli të gjithë lagjen menjëherë pas incidentit.
“Motivet për të shtënat janë ende të panjohura”, citohet të ketë thënë Martin Steiner, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik.
Tre persona nga Novi Pazar të cilët ishin ulur në një bar shisha u plagosën në të shtënat dhe thuhet se 30 plumba u qëlluan në drejtim të tyre. /Telegrafi/