Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qenë shumë shpesh i lidhur me Real Madrid gjatë gjithë karrierës së tij, por francezi ka thënë gjithmonë ‘jo’, sa herë i ësHtë ofruar mundësia për të qenë trajner o Los Los Blancos.

Tani që ka mbetur pa punë pas largimit nga klubi londinez, Wenger nuk është aq i sigurt se ka bërë mirë kur i ka refuzuar.


"Ndoshta unë sakrifikova disa fitore në favor të besnikërisë", ka thënë ai për Bein Sports.

"Unë isha në vendin e përsosur për mua, kështu që pse të kisha ndryshuar nduke rrezikuar, që të mos ndihesha mirë me punën time?”.

15711668953821

"Sot ndonjëherë mendoj nëse vërtet kisha të drejtë ose jo, duke i refuzuar ata [Real Madridin], por në atë kohë unë ndihesha sikur isha në klubin e duhur".

Oferta e fundit nga Real Madridi erdhi deri në vitin 2016, me ç'rast Wenger ishte nën presion të madh nga një pjesë e konsiderueshme e fansave të Arsenalit.

Por u bë e qartë se të dyja palët nuk do të punonin kurrë së bashku, pavarësisht ëndrrës së francezit për të pasur sukses në Santiago Bernabeu.

15711672158947

Wenger , një mik i Nasser Al Khelaifi , ka qenë i lidhur edhe me Paris Saint-Germain dhe ai mendon se mund të ketë gabuar me refuzimin e Madridit, por është i lumtur me atë që ndjeu në atë kohë.

Duke i mbushur 70 vjet, javën e ardhshme, Wenger nuk ka plan të stërvisë ndonjë klub tjetër në Angli, dhe puna të Los Blancos është pothuajse e pamundur tani. /Telegrafi/

telegrafi sport app