Nëse jeni serioz për të humbur peshë, është e rëndësishme të merrni parasysh gjithçka që konsumoni, duke përfshirë pijet.
Uji është gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, por le të jemi të sinqertë: ndonjëherë jeni duke kërkuar për diçka pak më emocionuese. Për fat të mirë, ka shumë pije të shijshme për humbje peshe që mund t’i shijoni gjatë gjithë ditës – shkruan Healthline, ndërsa në këtë artikull janë përmendur tri sosh.
Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen individët kur mbajnë dietë janë opsionet e mërzitshme të ushqimit dhe pijeve, kjo është arsyeja pse duhet të kesh një shumëllojshmëri që mund ta bëjë ndryshimin.
Një pjesë kryesore e rrugëtimit tuaj për humbje peshe duhet të jetë planifikimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për artikujt në listën tuaj ushqimore. Shtimi i përbërësve të këtyre pijeve të shkëlqyera për humbje peshe në listën tuaj – do ta bëjë humbjen e peshës ‘të shijshme’ dhe më të lehtë.
Çaji i gjelbër
Nëse jeni adhurues i çajit, do t’ju pëlqejë ky rekomandim. Çaji i gjelbër është plot me antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për ta luftuar inflamacionin kronik që lidhet drejtpërdrejt me obezitetin. Gjithashtu, nuk përmban asnjë kalori.
Është i pasur me antioksidantin epigallocatechin gallate (EGCG), për të cilin hulumtimet tregojnë se mund ta përmirësojë djegien e yndyrës dhe metabolizmin. Një studim 12-javor tregoi se çaji i gjelbër i koncentruar, duke përdorur përbërësit aktivë (katekinat dhe kafeinën), shkaktoi një humbje peshe prej 7.7 kilogramësh tek ata që pinin çaj të gjelbër, në krahasim me ata që nuk pinin.
Kafeja
Pirja e një filxhani kafe pa qumësht ose sheqer, është një mënyrë e shkëlqyer për ta rregulluar kafeinën pa kalori dhe për të rritur përpjekjet tuaja për të humbur peshë. Hulumtimet tregojnë se kafeja mund t’ju ndihmojë të humbni peshë falë vetive të saj për nxitjen e metabolizmit dhe djegien e yndyrës.
Kafeja është gjithashtu e pasur me acide klorogjenike, ferulike, kafeike dhe n-kumarik, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm që zbusin inflamacionin, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës.
Mund të jetë gjithashtu e dobishme për njerëzit që agjërojnë me ndërprerje, të cilët e lënë mëngjesin dhe e përdorin kafenë për ta lehtësuar urinë. Vetëm kini kujdes që nëse nuk pini kafe të zezë ose shtoni sheqer, kafeja do të shtojë kalori dhe nëse agjëroni me ndërprerje dhe pini kafe gjatë agjërimit, mund ta prishë agjërimin.
Ujë me kripë keltike
Uji mund të mos jetë opsioni më i kërkuar në këtë listë, por është një lojtar kyç në humbjen e peshës. Trupi juaj përbëhet nga 60 për qind ujë dhe uji është i nevojshëm në çdo proces trupor, duke përfshirë një metabolizëm efikas dhe të shpejtë. Uji gjithashtu vepron si një shtypës i oreksit.
Nëse pini ujë për hidratim jashtë vakteve dhe urinoni shpesh ose jeni ende të dehidratuar, merrni parasysh të shtoni një majë kripë keltike në ujin tuaj. Kripa keltike përmban minerale dhe elektrolite të rëndësishme që ndihmojnë në sjelljen e ujit në qeliza, në mënyrë që të mund të ushqejë mitokondritë dhe të marrë energjinë tuaj, duke mbështetur funksionin e muskujve dhe trurit. /Telegrafi/