Trepça '89 për vazhdimësi, Dukagjini për fitoren e parë - formacionet zyrtare

Trepça '89 dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin 'Riza Lushta' me fillim nga ora 15:00.
Dy skuadrat aktualisht ndodhen në dy pozitat e fundit në tabelë, 89-shi në pozitën e nëntë dhe Dukagjini në të fundit.
Minatorët kanë marrë një fitore e një barazim në dy sfidat e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Në anën tjetër Dukagjini ka udhëtuar drejt Mitrovicës për fitoren e parë, pasi deri më tani ka dy barazime e pesë disfata.
Formacionet zyrtare: Trepça '89: Prince, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Gashi, Mba.
Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Syla, Dallku, Hugo, Elezeaj, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, John.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































