Lukun e ri në buzët tuaja mund ta bëni në dy mënyra: duke përdorur ngjyra komplementare apo të kundërta, transmeton Telegrafi.


1(429)

Nëse dëshironi që buzët tuaja të duken më të plota, përdorni ngjyra të ngjashme me nuanca të ndryshme, p.sh., e trëndafilta e butë në buzën e poshtme dhe më të theksuar në buzën e epërme.

3(381)

Vajzat më të guximshme dëshirojnë që me buzët e veta të tërheqin vëmendjen e të tjerëve mund të përdorin dy ngjyra të kundërta siç janë e portokallta dhe e trëndafilta apo vjollcë dhe e kuqe.

Për pamje joshës mund të kombinoni buzëkuqin e kuq në të errët në buzën e sipërme dhe perishane të argjendta në të poshtmen.

4(305)

Trendi i ri beaty mundëson kombinime jo vetëm të ngjyrave të ndryshme, por edhe buzëkuq teksturash të ndryshme, si p.sh. mat intensiv dhe buzëkuqin me shkëlqim të kadifenjtë.

2(437)

Filloni të eksperimentoni, sepse numri i kombinimeve është i pakufishëm, ndërkaq ju vetëm duhet të zgjidhni atë që e dëshironi më së shumti. /Telegrafi/