Site icon Telegrafi

Tre fshatra në Gjilan bëhen me laboratore për analiza biokimike

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ambulantat në Bresalc, Cërnicë dhe Miresh, po bëhen me laboratorë për analiza biokimike për AMF.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.

“Sektori i shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënoi progres të prekshëm për pacientët. Tani më edhe në ambulantat e fshatrave, po bëhen transformime rrënjësor dhe decentralizim të shërbimeve mjekësore. Me laboratorë për analiza biokimike për AMF, po bëhen edhe ambulantat në Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Decentralizim i shërbimeve, ulje e kostos për qytetarët dhe rritje e cilësisë”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version