Site icon Telegrafi

Trazira në qytetin kinez Chongqing pasi kompania Zybio largon nga puna 10 mijë punëtorë pa ua dhënë pagën e fundit

Janë duke vazhduar trazirat në Kinë ngase shumë kompani kanë filluar të kenë vështirësi financiare pasi infektimet me virusin COVID-19 po shënojnë rritje ekstreme.

Raportohet se dhjetëra mijëra punëtorë kinez nga qyteti Chongqing janë konfrontuar me policinë, pasi kompania Zybio ka larguar nga puna pa ua dhënë pagën e fundit

“Raportohet se punëtorët kinezë nga qyteti i Chongqing, janë konfrontuar me policinë, sepse punëdhënësi i tyre Zybio ka pushuar nga puna 10,000 punëtorëve pa ua dhënë pagën e muaj të fundit”, raportohet në medie sociale.

https://twitter.com/sotiridi/status/1611862682092584960

Zyrtarët e qeverive të Bashkimit Evropian rekomanduan që pasagjerëve që udhëtojnë nga Kina të kenë test negativ për Coronavirusin.

Ky rekomandim vjen në kohën kur Pekini po përgatitet të lehtësojë masat e udhëtimit, pavarësisht se shteti po përballet me një valë të re të infektimeve me COVID-19.

Rastet me Coronavirus fillimisht ishin regjistruar në fund të vitit 2019 në Kinë. /Telegrafi/

Exit mobile version