LAJMI I FUNDIT:

Transparency International kërkon përgjegjësi nga institucionet për harxhimet e pa kontrolluara të MASH-it

Transparency International kërkon përgjegjësi nga institucionet për harxhimet e pa kontrolluara të MASH-it

Prej kur revizioni shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), zbuloi se paratë janë jarxhuar pa arsye, nga Transparency International – Maqedoni (TI) kërkojnë përgjegjësi nga organet kompetente për harxhimin e atyre parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh se raporti i Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), përmban dyshime për parregullsi me tipare të krimeve të caktuara, shqetësues është fakti se organet kompetente ende nuk reagojnë. I bëjmë thirrje ESHR-së që në përputhje me ligjin ta dorëzojë raportin deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë për hetim të mëtejmë”, thonë nga TI.

Raporti i ESHR-së publikoi se paratë janë harxhuar për dreka në hotele me 5 yje, shfrytëzimin e makinave zyrtare në llogari të shtetit jashtë orarit të punës, angazhim të personave në kabinetin e ministrisë duke qenë të punësuar njëkohësisht në institucione tjera dhe harxhime tjera nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.


Nga KSHPK-ja tregojnë se po e shqyrtojnë raportin e Entit për Revizion dhe se do të dalin me qëndrime zyrtare.

Gjatë vitit 2015, pa procedurë të shpalljes publike janë shpallur qindra shërbime me vlerë prej 8 349 000 denarë, me çka është thyer ligji për shpallje publike. E gjithë kjo ka ndodhur kur ministër i arsimit ishte Abdilaqim Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori