Trajneri i përkohshëm të Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se objektivi i vetëm këtë sezon mbetet pozita e dytë.

Gjilani dhe Drita barazuan të mërkurën 0-0 në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës.


Ky rezultat e shpalli Ballkanin kampion për herë të parë në histori.

“Realisht e filluam ndeshjen shumë mirë. Por, prej minutës së 20-të, i patëm disa momente të vështira, megjithatë e morëm veten”.

279937820 1634320793619079 2227745763286613158 n

“Në pjesën e dytë dolëm nga presioni. Mbetet të shihet në fund të sezonit, ta analizojmë se ku kemi gabuar në këtë edicion. Pozita e dytë do të ishte më e mira për këtë sezon”, ka thënë Hyseni.

Gjilani është i dyti me 59 pikë, me dy pikë më shumë se Drita që është e treta. /Telegrafi/

telegrafi sport app