Site icon Telegrafi

Tottenhami do të kërkojë nga Juventusi zbritje çmimi për Kulusevskin

Tottenham do të përpiqet të negociojë një zbritje çmimi me Juventusin për blerjen përfundimtare të Dejan Kulusevskit.

Reprezentuesi suedez u mor në janar 2022 si huazim për 18-muaj me vlerë 10 milionë euro dhe opsion blerjeje që do të bëhej një detyrim nëse ata kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.

Duke parë se Tottenham humbi vendin në Ligën e Kampionëve, ata tani janë në një pozicion që u duhet të negociojë mbi opsionin e blerjes prej 35 milionë euro.

Sipas Calciomercato.com, plani është që të diskutohet për reduktimin e tarifës fikse dhe në vend të kësaj ta përkthejë në bonuse të lidhura me paraqitjen.

Juventusi mund të humb deri në 150 milionë euro këtë verë, sepse lojtarët që i huazuan me opsion nuk janë marrë nga klubet e huazuara.

Në huazim ishin Arthur Melo (Liverpool), Denis Zakara (Chelsea) dhe Weston McKennie (Leeds United).

Lexo po ashtu Nga Kulusevski dhe Arthur te Mckennie dhe Zakaria – planet e Juventusit për 11 emrat e njohur që i ka në huazim

Kulusevski kontribuoi vetëm me dy gola dhe tetë asistime në të gjitha garat për Tottenhamin këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version