Please enter at least 3 characters.

Topi i Artë, çmimi i ‘përvetësuar’ nga Ronaldo dhe Messi (Foto)

2016/12/ronaldo-vs-messi-1.jpg

Cristiano Ronaldo është zgjedhur fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2016.

Fitimi i ‘Topin të Artë’ nga Ronaldo, i dhuruar nga gazeta franceze, France Football, ishte i katërti personal për sulmuesin portugez të Real Madridit.

Kjo pasi, Ronaldo e kishte fituar edhe më herët në vitin 2008, 2013 dhe 2014, por prapë ka një çmim më pak se Lionel Messi, i cili e ka fituar pesë herë, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, interesante e gjithë kësaj është se ky çmim i madh individual që nga viti 2008 është fituar nga dyshja, Messi-Ronaldo.

Vlen të theksohet se Ronaldo e meritoi çmimin e sivjetmë pasi gjatë vitit 2016 e ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, kurse me kombëtaren e Portugalisë është shpallur Kampion i Evropës. /Telegrafi/