Nga: Aurel Plasari

Një nga titujt më zbavitës të mbarë gjuhësisë shqiptare: “Jashtëvënie të mënyrës për të traituar fjalët e rea”, 1923.


Dhe ja disa nga fjalët "e rea" shqipe që “gjuhëtari” propozon:

Diturak = journaliste (d.mth. sot gazetar); Gjëhëshmoj = réaliser; Gjëhëshmëzim = réalisation; Mbikohësí = actualité; Kuptonjësí = intelligence; Bashkëvënie = composition; Ndërpërkërimtar = investigateur; Përmbipërdorëzishmërisht = abusivement; Jashtëheqësisht = éxeptionnellement; Kundërzballoj = confronter; Prejbëj = constituer; Bashkëderdh = confondre; Ndërfelloj = étudier; Prejderdhje = conséquence; Ndërfundëshmërí = perfection; Prejdërgimtarí = mission; Çveshtimësí = indulgence; Mbipalim = application; Bashkëkyçje = conclusion; Mbimendim = réflection; Shumësendëshmësí = variété; Likshpëlqim = indignation; Ndërfaqohem = se présenter; I jashtëdalë = excessif; E mosprejhikshme = inévitable; I mospërparapërkujdesur = non préoccupé; Ndënëvënie = supposition; Bashkëmbushje = complément; I mosbashkëmbushur = incomplet; Jashtëdalje = excès; Jashtëheqje = exception; Pasbërje = imitation; Etj.

Që të mos zgjatem, një nga kulmet është bërja “shqip” e fjalës “scrupule” (skrupull) si: Pleshtfrevënie, pra nga plesht-fre-vënie.

jashtevenie