LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë

Tiranë, zjarr i fuqishëm në një magazinë

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu orët e pasdites në një zonë në Tiranë. Zjarri shpërtheu në një magazinë fishekzjarrësh pranë Qytetit të Nxënësve në Unazën e ë Re. Dy forca zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga flakët, por forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë evakuuar banorët prej andej. Mësohet se dy zjarre kanë shpërthyer brenda magazinës, duke shkaktuar shpërthime të mëdha. Rreth pesë forca zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë në kontroll flakët, të cilat vijojnë me intensitet për shkak të lëndëve plasëse që ndodhen brenda fabrikës.

Shumë pranë ndodhen edhe banesa dhe një pikë karburanti, marrja e së cilës do të shkaktonte flakë, të cilat nuk do të mund të vihen në kontroll. Forca zjarrfikëse nga Durrësit janë nisur për të ardhur në drejtim të Tiranës për t’i ardhur në ndihmë homologëve të kryeqytetit.

Dëgjohen shpërthime të fuqishme brenda fabrikës, ndërsa rrezikohet edhe një banesë fare pranë. Flakët shpërthyen rreth orës 16:30 minuta, ku fillimisht u panë nga banorët, të cilët lajmëruan më pas edhe policinë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por mësohet se magazina në atë moment ishte e mbyllur. /Start/